Një plumb goditi murin rrethues të objektit
Një stacion policor kufitar është sulmuar natën e kaluar në veri të Kosovës. Në një deklaratë zyrtare thuhet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar 2 herë në drejtim të objektit.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një shenjë plumbi në murin rrethues. Për këtë ngjarje ka nisur hetimet Drejtoria kundër Terrorizmit.
Në veri situata ka qenë e tensionuar që prej vendimit të qeverisë së Kosovës për ndërrimin e targave serbe të makinave.
Tv Klan