Sulmohet me bojë kryetari i KQZ në Gjeorgji

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Gjeorgji është sulmuar me bojë gjatë një konference për shtyp.

Ka qenë një përfaqësues i partisë opozitare në Gjeorgji, i cili iu afrua Giorgi Kalandarishvilit dhe i hodhi në fytyrë një gotë me bojë.

Akti ndodhi pasi kryetari i KQZ nënshkroi protokollin ku shpallej fituese e zgjedhjeve partia pro-ruse “Ëndrra Gjeorgjia”, e cila fitoi një tjetër mandat.

Fitorja e kësaj partie ka shkaktuar protesta disa ditore në kryeqytetin Tbilisi.

Ndërsa Presidentja e vendit Salome Zourabichvili, një pro-Perëndimore, ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të Gjeorgjisë, dhe e ka konsideruar procesin si të paligjshëm.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share