Sulmohet fizikisht në burgun e Idrizovës,  Bojan Jovanovski- Boki 13

Në burgun e Idrizovës është sulmuar sot i burgosuri, Bojan Jovanovski- Boki 13. Nga MPB konfirmojnë rastin për “A1on” ku thonë se nga spitali “Nënë Tereza” është raportuar se me lëndime trupore është sjellë një person nga burgu i Idrizovës.

“Me datë 20.10.2022 në ora 20.00 në SPB Shkup – Stacioni Policor Gazi Babë, nga Kompleksi i Klinikës “Nënë Tereza” është raportuar se me lëndime trupore është sjellë B.J.(36) nga Shkupi. Sipas njoftimit, rreth orës 15:40 në hapësirën e Qendrës Ndëshkuese Përmisuese Idrizovë, ku po vuante dënimin me burg, B.J. është sulmuar fizikisht nga tre persona. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, njofton MPB.

“A1on” raportoi se Boki 13 është sulmuar nga tre persona, dhe sulmit në fjalë nuk i kanë paraprirë debatet. Dyshohet se sulmi ndaj tij ka ndodhur në oborrin e burgut, pas së cilës Jovanovski është transportuar në spital me autoambulancë.

Bojan Jovanovski i njohur si Boki-13 njihet si themelues i  OJQ-së “Lidhja Ndërkombëtare” për të cilën ai është dënuar për verprën mashtrim./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share