Sulmi i Izraelit ndaj një turme njerëzish që po merrnin ndihma humanitare ka shkaktuar mbi 110 viktima në Gaza e të paktën 706 të plagosur. Lidhur me këtë bilanc tragjik ka reaguar dhe Kreu i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden.
Presidenti amerikan, shkruajnë mediat e huaja, ka thënë ky sulm ndaj palestinezëve që po prisnin ndihma në Gazën veriore, atje ku Izraeli i ka kufizuar këto të fundit, do rrisë tensionet mes palëve. Ai thekson po ashtu se po komplikohen përpjekjet për një marrëveshje mes Hamasit dhe Izraelit.
“E di që do të ndodhë”, u tha Biden gazetarëve kur u pyet nëse sulmi do ta bëjë më të vështirë arritjen e një armëpushimi. Ai shtoi se një pauzë e luftimeve nuk vjen aq shpejt sa ishte planifikuar.
Po ashtu, sipas tij ekzistojnë “dy versione për këtë sulm”. Megjithë Presidenti shprehet se SHBA e ka mbajtur nën vëzhgim situatën.
Dëshmitarët palestinezë kanë thënë se forcat izraelite hapën zjarr ndaj një turme që po priste ushqim, ndërsa Izraeli flet për një kërcënim të bërë ndaj ushtarëve./tvklan.al