Sulmi terrorist, si SHBA e paralajmëroi Rusinë?

SHBA e paralajmëroi sulmin terrorist në Rusi dhe jo vetëm kaq, por specifikoi edhe vendndodhjen ku do të kryhej ngjarja. Kështu bën me dije gazeta amerikane “The Washington Post”, informacionet e të cilës u konfirmuan më pas edhe nga “New York Times”.

Mësohet se zyrtarët amerikanë kishin informuar Moskën se Shteti Islamik po planifikonte një sulm dhe se salla e koncerteve “Crocus” ishte një vend i mundshëm. Në paralajmërim nuk detajohej koha e sulmit, por zyrtarëve rusë ju tha se sulmi mund të kryhej brenda pak ditësh. Ajo që kanë zbuluar mediat amerikane hedhin poshtë pretendimet e Moskës se paralajmërimet e SHBA ishin shumë të përgjithshme për të ndihmuar në parandalimin e sulmit terrorist.

4 persona të armatosur sulmuan sallën “Crocus”, që gjendet në periferi të Moskës, pak para se të niste një koncert, duke vrarë 144 persona.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share