Sulmi në Top Channel, përftohen 2 profile ADN-je

U gjetën në makinën e djegur, dërgohen për ekspertizë

Dy profile ADN- je janë përftuar nga ekspertët kriminalistë në automjetin tip Range Rover që autorët e sulmit të Top Channel dogjën në afërsi të Golemit pas krimit.

Kjo provë konsiderohet me tepër vlerë për hetuesit. Ato i kanë dërguar profilet për eksperitizë me shpresën se do i ndihmojë të bien në gjurmët e autorëve të sulmit, ku mbeti i vrarë roja e godinës, 60 vjeçarit, Pal Kola.

Profilet do të krahasohen fillimisht me ADN të tjera të regjistruara në databazën e policisë. Më pas, krahasimi do të bëhet me ADN-në e personave të dyshuar.

Në pritje të përgjigjeve të ekspertizës, grupi hetimor vijon me analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë se bizneseve përgjatë rrugës së përshkuar nga autorët para dhe pas krimit.

Policia e Tiranës ka vënë ne dispozicion një shumë prej 100 mijë Eurosh për këdo që jep informacion të vlefshëm për personat që ideuan dhe realizuan sulmin.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share