Sulmi në Kosovë/ Presidenti kroat: Sanksionet ndaj Serbisë nuk do të ishin frytdhënëse, duhet presion ndaj Vuçiç

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç insiston se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç duhet të japë përgjigje për sulmin në Banjskë të Kosovës më 24 Shtator.

Në një konferencë për shtyp me Presidentin Bajram Begaj nga Tirana ku po zhvillon vizitë zyrtare, Presidenti kroat vuri në dukje se sanksionet ndaj Serbisë nuk do të prodhonin asnjë rezultat.

Ai theksoi se Presidenti Vuçiç duhet të vendoset nën presion nga ndërkombëtarët.

Në Banjskë u paraqit një incident shumë serioz. Para 2 javësh kam thënë që Serbia dhe Presidenti Vuçiç na kanë borxh përgjigje konkrete. Sot kemi dëshmi, njerëz që janë trajnuar në poligone ushtarake. Vuçiçi nuk është përgjigjur për këtë dhe do duhej të përgjigjej. Kjo nuk do të thotë ende që sanksione të caktuara ndaj Serbisë si një kolektiv ndaj qytetarëve të Serbisë nuk do të sillnin asgjë. Nuk sjellin asgjë. Nuk ka sanksione të cilat do të ishin frutdhënëse. Sanksionet frutdhënëse të cilat ndoshta mund të sjellin ndryshimin e pushtetit apo ndryshimin e qëndrimit politik, ato sanksione ndoshta çdo herë ju ndihmojmë atyre që janë në pushtet për të vazhduar atë çfarë bëjnë dhe për të mobilizuar votuesit për t’i përkrahur me tutje. Kjo është një gjë që kam thënë edehe nga fillimi i luftës në Ukrainë. Sanksionet paraqesnin një fiasko. Dhe kjo është e qartë, e njëjta vlen edhe për Serbinë. Çfarë të bëjmë? Duhet të presim. Besoj që Vuçiçi duhet të jetë nën presion të bashkëbiseduesve për të na dhënë përgjigje. Janë gjëra të qarta, janë gjëra që i shohim prandaj kërkoj edhe për pak durim”, u shpreh Presidenti kroat Milanoviç.

/tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share