Sulmi në Banjskë: Tre të akuzuarit deklarohen të pafajshëm! Koci: Edhe shumë persona të tjerë të përfshirë në sulmin e Banjskës

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit një vit më parë, nuk ka pranuar fajësinë në seancën fillestare.

Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq nuk kanë dashur të deklarohen rreth fajësisë derisa Dushan Maksimoviq ka thënë se ndihet i pafajshëm.

BLAGOJE SPASOJEVIQ – I PANDEHUR


Tani për tani nuk dua të deklarohem rreth fajësisë

VLADIMIR TOLIQ – I PANDEHUR


Nuk dua të deklarohem rreth fajësisë

DUSHAN MAKSIMOVIQ – I PANDEHUR


Unë deklarohem se nuk jam fajtor dhe nuk kam lidhje më këtë aktakuzë të cilën ngarkohem

Paraprakisht prokurori ka lexuar aktakuzën për tre të pandehurit.

Naim Abazi- Prokuror i Shtetit

Arianit Koci, avokat i familjes së rreshterit Afrim Bunjaku, ka deklaruar se ka informacione se për rastin “Banjska” ka edhe shumë persona të tjerë të përfshirë, duke shtuar se pritet nëse do të ketë aktakuzë të re ose të zgjerohet e njëjta.

Pa seancës ai ka thënë se  pret që Serbia t’i dorëzojë të akuzuarit.

ARIANIT KOCI- AVOKAT I FAMILJES BUNJAKU


“Hetimet për këtë rast po vazhdojnë në mënyrë të vrullshme. Për këta 42 personat e akuzuarit për ta më jetë nuk ka, të gjithë janë në kërkesën e kuqe të Interpolit. Ata jo që nuk mund të dalin nga Serbia, por pres që në çdo moment Serbia ose kur t’i vjen koha t’i dorëzojë në Kosovë.”

Tre të burgosurit dhe  dhe 42 persona të tjerë akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarja e parave”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share