Sulmi ndaj TV KLAN, Hoxha: Lehtë të ofendosh me statusa në Facebook, kur nuk ke ngritje intelektuale për debate televizive

Kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia së bashku me panelistët Albert Musliu dhe Gazmend Ajdinin, deklaruan se dënojnë gjuhën e urrejtjes ndaj televizionit Klan dhe gazetarëve nga opozita shqiptare.

“Unë sinqërisht nuk dua të merrem me ata persona, e juaja si medium do të ishte që ta ftoni atë person në emision, ne debat dhe ta shikoni se çfarë ngritje intelektuale ka ai person, sepse te ne faktorizohen dhe njerëz që bëjnë statusa në Facebook që herë i shkruajnë vetë e ndonjëherë lekturohen nga tjetër kush. Kur e nuhat humbjen, të pengojnë gazetarët, mediat apo edhe analistët. Këta persona ftoni nëpër emisione dhe le të përballen me analiste, e jo nepër statusa të Facebook-it:, deklaroi Hoxha.

Analisti Gazemend Ajdini tha se persona të tillë ndoshta nuk meritojnë të ftohen as nëpër emisione televizive, sepse nuk kanë ndonjë rëndësi në opinion.

“Këtyre njerëzve as mos ua bëni muhabetin, realisht as mos u merrni me ato. Nervozimi i tyre tregohet, sepse duket qarte ndikimi që ka Klan Macedonia në opinion, jeni bërë faktor në opinion, sepse varet edhe ndaj kujt reagohet”, deklaroi Ajdini.

Albert Musliu poashtu deklaroi se në rrjete sociale ka një gjuhë të urrejtjes që shfaqet na aktivistët politik.

“E shoh një tendencë që po ka gjuhë të urrejtjes ndaj politikanëve nga simpatizantët e partive, mirëpo kjo është gabim dhe lë pasoja. Po e shoh që po bëhet një ndarje e madhe që e lidhin politikën tonë vendase me Shqipërinë dhe Kosovën, mirëpo nuk e shoh gabim që nuk ka kontroll në atë çfarë po komentohet”, deklaroi Musliu.  /TvKlan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share