Teksa është duke e kaluar edhe dita e tretë pa asnjë prononcim nga krerët e koalicionit VLEN, nëse distancohen ose mbështetin qëndrimin e Sekretarit të Lëvizjes Besa, Adnan Azizi dhe akuzat e tij të pabaza drejtuar Klan Maqedonisë dhe gazetarëve e analistëve nga Kosova e Shqipëria, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, duke komentuar këto sulme, I bëri thirrje opozitës shqiptare që të mos kapen me mediat.
“Unë pas 20 viteve 81-2001 kalova në politikën legale dhe më thirri një plak shumë i mençur dhe më tha me “novinar” asnjëherë mos u zi se t`bëjnë rezil, unë asnjëher nuk e kam pasur praktikë të zihem me mediume, unë u kam thënë në qoftëse unë punoj keq nuk ka medium që më shpëton nëqoftëse punoj mirë më sulmoni gjithë nuk keni çka më bëni andaj ju them opozitës shqiptare që mos të kapen me mediumet dhe se nuk është turp të tërhiqen, distancohen nga kjo”, tha Ali Ahmeti.
Por, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, kishte një propozim tjetër. LEN-i të mos kapet me media por le të zgjedhin një debat televiziv për t`u përballur me fakte.
“Ngatëresa me mediat nuk është e preferurar për politikanët Qeveria momentalisht nuk ka asnjë media ndikim nëse televizioni shtetëror e ka opozita me sa unë e di, ne vetëm mund t`u themi atyre zgjidhni mediumin zgjidhni cilin prej nesh e doni në debat dhe debati eshtë kontirbuti më i madh demokratik për të qetësuar opinionin”, tha Menduh Thaçi
Liderët e opozitës as nuk janë distancuar e as nuk kanë komentuar akuzat e bëra nga ana e anëtarit të Lëvizjes Besa Adnan Azizi se, ndaj Klan Maqedoni por edhe për atë se BDI ka korruptuar opinionistë e gazetarë nga Shqipëria dhe Kosova, për të mbrojtur këtë parti dhe për të kritikuar opozitën.
Këto akuza erdhën pas fillimit të emisionit Debat Plus në Klan Maqedoni, ku si opinionistë ishin të ftuar tre analistë nga Kosova. Akuzat e Azirit kanë nxitur reagime në opinion, ku dënohet gjuha e urrejtjes dhe sulmi i bërë ndaj mendimit të lirë./tvklan.mk