Sulmi ndaj FSSH-së: Katundi digjet, plaka krihet!

PAS 16 DITËVE HESHTJE, FLASIN NGA FONDI PËR SIGURIM SHËNDETËSOR

Gjashtëmbëdhjetë ditë pas sulmit hakerik ndaj Fondit për siguri shëndetësore, më në fund nga ky institucion dolën të flasin publikisht për gjendjen momentale të serverëve.
Në konferencë për media doli vetëm njëra drejtoreshë, e drejtori shqiptar, Faton Ahmeti e ka vazhduar pushimin sikur mos të kishte ndodhur asgjë.


Edhe pse Grashkoska nuk dha detaje, nuk konfirmoi por as nuk mohoi se hakerët janë paguar për ta kthyer në funksion sistemin.

“Sërish do të potencoj se të gjitha këto pyetje do të përgjigjen pasi të përfundojë hetimi” – tha Magdalena Filipovska Grashkoska, drejtoreshë. 

Nga Fondi thonë se edhe pse kanë qenë nën sulm dhe praktikisht me sistem jo funksional, kanë përdorur të dhëna nga Drejtoria për të ardhura publike si dhe nga Termini im me qëllim që qytetarët mos të kenë probleme në marrjen e shërbimeve mjekësore.

Grashkoska siguron qytetarët se të dhënat e tyre personale nuk janë keqpërdorur dhe se kanë qenë të sigurta në server ku nuk mund të lexohen pa i dhënë qasje nga një aplikacion i tretë.

“Të dhënat ishin të sigurta. Sulmi ishte i drejtuar vetëm drejt sistemeve ku bëjnë pjesë sisteme virtuale por jo edhe sulm ndaj të dhënave. Të dhënat e qytetarëve ruhen në formë të maskuar dhe nuk mund të lexohen me sy pa lidhjen me serverin tjetër të aplikacionit i cili në rastin tonë nuk ishte i afektuar nga sulmi”
 – tha Magdalena Filipovska Grashkoska, drejtoreshë.

Fondi ka marrë mjete në dhjetor që të gjithë sistemin ta bartë në cloud, ku sipas IT ekspertëve është më i sigurt dhe ku ka backup në rast të sulmit, por pikërisht në momentin kur është dashur të bëhet bartja e gjithë sistemit, ka ndodhur sulmi. Grashkoska thotë se pasi të stabilizohet sistemi, ai do të bartet në cloud. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share