Sulmi me qershi ndaj Kurtit, reagon Rama: Marrëveshja për targat, e duhura

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve me qershi ndaj homologut të tij, Albin Kurti. Rama thotë se nuk është aspak dakord me atë që ka ndodhur ndaj Kurtit dhe u shpreh se me marrëveshjen e targave, Kurti mbylli “shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme”.

S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg”, shkruan Rama.

Marrëveshja për targat e arritur të mërkurën mes Kosovës dhe Serbisë, solli reagimin e Partisë Socialdemorkate të Kosovës. Aktivistë të saj ishin mbledhur pasditen e sotme para ndërtesës së qeverisë, teksa kryeministri Albin Kurti pritej të mbërrinte në godinë për të bërë prezantimin e buxhetit 2023.

Me brohorima “fshehu-fshehu”, aktivistët hodhën qershia në drejtim të kryeministrit. Ato nuk e prekën pasi shoqëruesit e tij hapën menjëherë çadrën. Ndërkohë, në mënyrë simbolike aktivistët hodhën qershi në hyrje të godinës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share