Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama bisedë me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA

President-elect Joe Biden’s national security adviser nominee Jake Sullivan speaks at The Queen theater, Tuesday, Nov. 24, 2020, in Wilmington, Del. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan ka reaguar përmes një postimi në Twitter në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit që u përball vendi ynë në Korrik. Këshilltari Sullivan tregon se ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Rama si dhe shpreh mbështetjen për Shqipërinë.

“Kam folur sot me Kryeministrin e Shqipërisë Rama. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 Korrik”, ka shkruar në Twitter Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u shpreh se pas sulmit kibernetik, që u përball vendi ynë në Korrik, ka prova të pakundërshtueshme që qëndron Irani. Qeveria shqiptare njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin dhe i la afat 24 orë gjithë stafit diplomatik dhe teknik të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit për të lënë Shqipërinë.

Ndërkohë, ditën e sotme pas përfundimit të afatit të përcaktuar nga qeveria shqiptare përfaqësues të diplomacisë iraniane kanë lënë ambientet e ambasadës për t’u larguar nga Shqipëria. Vetëm pak minuta më vonë godina është marrë në kontroll nga policia shqiptare./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share