Gjate ditës së sotme është raportuar se është sulmuar fizikisht kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.
Pas raportimit te rastit ne polici nga ana e MPB jane arrestuar tre persona.
Sot (13.09.2022), zyrtarët policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme në SPB Shkup kanë ndaluar personat me iniciale R.A., R.A. dhe B.A. pas një raportimi të mëparshëm mëngjesin e sotëm nga personi me iniciale R.I. se është sulmuar fizikisht nga ata në zyrën e tij në komunën e Haraçinës. Është njoftuar prokurori publik dhe në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të bëhet kallëzim penal për veprën penale “Dhunë” nga neni 386 i Kodit Penal thuhet ne njoftimin e MPB-së.
Ndërsa rreth ngjarjes është prononcuar edhe vet Ibraimi nëpermjet rrjetit social facebook.
Ndersa sot ekipi i Klan M Kryetari i Komunës është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se menjëherë iu është kthyer obligimeve të përditshme në komunë.