Sulmet kibernetike paralizojnë Malin e Zi

Shumica e shërbimeve qëndrojnë të mbyllura

Ashtu si Shqipëria, edhe Mali i Zi po përballet me pasojat e sulmeve kibernetike të kryera nga faktor të jashtëm. Sulmi i koordinuar qe filloi rreth datës 20 gusht dhe ka vijuar për disa ditë me radhë ka dëmtuar rëndë platformat e qeverisë në internet dhe duke rrezikuar seriozisht infrastrukturën jetike të Malit të Zi, përfshi sistemin bankar, furnizimin me ujë dhe energjinë elektrike.

Ndonëse kanë kaluar afro 20 nga nisja e sulmit, në selinë e qeverisë së Malit të Zi interneti mungon ende dhe faqet e agjencive shtetërore janë të çaktivizuar. Duke folur për Zërin e Amerikës, Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Rasko Konjeviç ka bërë të ditur se qeveria është këshilluar të shkëputen nga sistemi për arsye sigurie.

Ai shton se Mali i Zi po përballet “me sfida serioze për shkak të sulmit kibernetik dhe i gjithë sistemi shtetëror, sistemi i administratës shtetërore dhe sistemi i shërbimeve ndaj qytetarëve po funksionojnë në një nivel mjaft të kufizuar”. Ndërkohë qeveria ka angazhuar një grup ekspertësh, duke përfshirë një ekip hetuesish të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA, të cilët po përpiqen të gjejnë përgjegjësit për sulmin “brutal”.

Ndryshe nga Shqipëria e cila akuzon Iranin për autorësinë e sulmit, autoritetet në Mal të Zi besojnë se sulmi në vendin e tyre është kryer nga një bandë hakerësh e lidhur me Rusinë. Kjo pasi një bandë kibernetike rusisht-folëse mori përgjegjësinë për të paktën një pjesë të sulmit, duke infektuar shërbimet e qeverisë në internet me një virus të njohur si Kuba.

Edhe agjencia e Malit të Zi për Sigurinë Kombëtare, fajësoi drejtpërdrejt Rusinë për sulmin. Mali i Zi është vënë përfshirë në listën e vendeve jo mike me Rusinë, që pasi qeveria e Podgoricës vendosi t’i bashkohej sanksioneve të BE-së kundër Moskës.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share