Sulmet kibernetike “godasin” TikTok-un, cak janë edhe VIP-at

Rrjeti social “TikTok” është duke u ballafaquar me sulme kibernetike, të cilat kompania thotë se po i trajton.

Në një prononcim për BBC-në, nga kompania e TikTok-ut thanë se cak i këtyre sulmeve kan qenë figura publike të ndryshme dhe kompani mediatike, përfshirë Paris Hiltonin dhe CNN-in.

Megjithatë, sipas kompanisë, një numër i kufizuar i llogarive janë komprometuar, shkruan BBC-i, transmeton Indeksonline.

Llogaria e Hiltonit, që ka mbi 10 milionë ndjekës, ka qenë cak i sulmeve kibernetike, por që nuk është thyer, ndërkaq hakerët kanë depërtuar në llogarinë e CNN-it.

“Ne jemi të përkushtuar për të ruajtur integritetin e platformës dhe do të vazhdojmë të monitorojmë për çdo aktivitet të mëtejshëm joautentik”, kanë deklaruar nga TikToku.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share