Sulmet izraelite vrasin 3 komandantë të Xhihadit Islamik në Gaza

Të paktën 12 palestinezë, ku përfshihen 3 komandantë të grupit të Xhihadit Islamik janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Mjekët palestinezë deklaruan se ishin 3 gra dhe 3 fëmijë në mesin e viktima. 20 persona të tjerë u plagosën.

Krahu ushtarak i Xhihadit Islamik, Brigadat al-Quds, konfirmoi se tre komandantë ishin në mesin e të vrarëve. Zyrtarët të Izraelit thanë se në vend ka nisur një nisur një operacion që synon militantët që përbëjnë një kërcënim për qytetarët e tij.

Xhihadi Islamik është zotuar të hakmerret dhe militantët me bazë në Gaza pritet të përgjigjen me raketa drejt Izraelit. Thuhet se zyrtarët izraelitë po përgatiten për ditë luftimesh.

40 avionë luftarakë dhe helikopterë izraelitë kanë sulmuar në disa valë sulmesh ajrore para agimit në të gjithë Gazën duke goditur shtëpitë dhe shkaktuar panik tek banorët. Ushtria izraelite tha se përveç synimit të 3 militantëve të Xhihadit Islamik, avioni i saj goditi 10 vende të përdorura për prodhimin e armëve dhe 6 objekte ushtarake të Xhihadit Islamik./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share