Sulmet Hibride: RMV nuk është e vetme, mbështetje nga NATO deri në krijimin e rezistencës së lartë

Autoritetet e sigurisë në vend kanë siguruar delegacionin e lartë të NATO-s, por edhe qytetarët se situata e sigurisë në vend është stabile. Sulmet hibride, sic njofton KlanM, janë cilësuar si qëllime për të shkaktuar frikë, panikë dhe kaos tek qytetarët.

“Këto kërcënime vijnë pas ndezjes së agresionit rus në Ukrainë dhe janë kombinim i aktorëve të huaj e të vendit. Të gjitha vendet e botës së lirë përballen me instensitet të shtuar të kërcënimeve hibride. Që nga dita e parë bashkëpunojmë në partneritet me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare të sigurisë.” – ka deklaruar Daniela Ilioska – Sekretare për Koordinim të shërbimeve të sigurisë.

Maqedonia e Veriut nuk do të jetë e vetme në këtë sfidë – ka qenë mesazhi nga NATO-ja. Xhejms Apaturai, sic njofton KlanM, ka dhënë lëvdata për Qeverinë e RMV-së, sic tha, për hapat që ka ndërmarrë në ndërtimin e rezistencës ndaj sulmeve kibernetike dhe hibride.

“RMV-ja përballet me sulme hibride të qëllimshme dhe cinike. Por si anëtare e NATO-s, nuk përballet e vetme në këtë sfidë, por është pjesë e familjes së demokracive që janë bashkë dhe mbështesin njëra-tjetrën. NATO dhe aleatët tashmë ndajnë informacione dhe mundësojnë mbështetje teknike. Gjatë qëndrimit tim kemi diskutuar hapat e ardhshme për të përforcuar sigurinë kibernetike dhe të përforcohen mekanizmat për aksione efektive të qeverisë” – ka deklaruar Xhejms Apaturai, Zv/Ndihmësi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për sfidat e reja të sigurisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share