SULMI NË ODESA
Kryeministrit grek Mitsotakis u gjend përballë një shpërthimi të fortë në qytetin ukrainas të Odesës. Sulmet e Moskës u dënuan nga Shtëpia e Bardhë e cila ka nënvizuar se ndihma për Kievin është urgjente.
Sulmet e Moskës ndaj qyteteve ukrainase nuk u ndalën as gjatë vizitës së kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis jeta e të cilit u rrezikua.
Ai po viztonte qytetin e shkatërruar të Odesës ku papritur u bë dëshmitar i një shpërthimi të fortë si pasojë e një sulmi me raketa nga Moska, ngjarje e cila u dënua ashpër.
Shtëpia e Bardhë reagoi përmes zëdhënësit të saj Departamentit të Shtetit, Matthew Miller I cili sjpjegoi se SHBA është në kontakt të vazhdueshëm me Greqinë dhe Ukrainën pas incidentit.
“Sulmi në Odesa na kujton se Rusia vazhdon të godasë Ukrainën çdo ditë. Është një shenjë e nevojës së Ukrainës për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe një shenjë se Kongresi i SHBA duhet të veprojë, siç i kemi kërkuar ne, në mënyrë që të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus“, tha Miller.
Edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dënoi sulmin , të cilin ajo e përshkroi në një postim në rrjetet sociale si një përpjekje të re terrori nga Rusia.
Mediat greke bëjnë me dije se sulmi dyshohet se kishte në shënjestër autokolonën e Presidentit Volodymyr Zelenskyy, e cila ishte 150 metra larg delegacionit grek.
Sulmi I cili mori jetën 5 persona ndodhi teksa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy po i bënte një turne kryeministrit të Greqisë në qytetin e shkatërruar nga lufta.
Gjatë luftës , edhe lider të tjerë të huaj kanë bërë udhëtime të shumta në Ukrainë dhe herë pas here janë kapur nga kamerat duke u strehuar për shkak të bombardimeve ajrore. /Tv Klan