Në një deklaratë zyrtare, Kievi ka konfirmuar se ndër 41 ukrainasit të vrarë nga sulmet ajrore të Rusisë, katër prej tyre ishin fëmijë. Raketat ruse goditën dy vajza, njëra e moshës tetë dhe tjetra vetëm një vit, si dhe dy djem, njëri 8 vjeç dhe tjetri 10 vjeç.
Gjithashtu, 12 fëmijë të tjerë nga mosha 2 deri në 17 vjeç u plagosën. Numri i fëmijëve të vrarë arrin 559, ndërsa numri i të plagosurve është 1 mijë e 449.