Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s, 25 vite më parë, nuk është shkak për festë.
Në një reagim në platformën “X”, ambasadori gjerman thotë se NATO bëri atë që ishte e nevojshme, me qëllim parandalimin e gjakderdhjeve dhe mizoritë e mëtejshe nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë.
Tutje Rohde shkruan se ishte përgjegjësi morale dhe edhe sot i qëndrojnë atij vendimi.
25 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës.
Më 24 mars bëhen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi.
Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
/Reporteri.net