Batalioni i vullnetarëve rusë që luftojnë në krah të ukrainasve ka ndërmarrë së fundi një aksion sulmues në rajonin Kursk të Rusisë.
Kjo ka bërë që të shqetësohet edhe vetë presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë kombëtare të shtetit rus.
Një video tashmë është publikuar në rrjetet sociale, ku në takim shfaqet edhe vetë Putin.
Por, diktatori rus duket shumë nervoz – ai nuk mund ta fshehte panikun rreth luftimeve në rajonin e Kurskut.
Ai paralajmëroi një takim me agjencitë e sigurisë dhe bëri thirrje për ndihmë për banorët e rajonit.
Theksojmë se në takim kanë marr pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Andrey Belousov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, drejtori i FSB-së, Alexander Bortnikov dhe sekretari i Këshillit të Sigurisë, Sergei Shoigu.
Ndryshe, Ukraina deri më tani nuk ka reaguar as nuk ka marrë përsipër sulmet e fundit, megjithëse disa herë ka thënë se mbështet aksionet brenda territorit rus. /Telegrafi/