Sulme me drona rusë në Odesa, 3 viktima dhe 27 të plagosur

Presidenti Putin: Armët bërthamore do të dislokohen në Bjellorusi në Korrik

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën pas sulmeve me dron gjatë natës në qytetin Odesa në Ukrainë. Siç shihet edhe nga këto pamje shërbimet e urgjencës janë duke shpëtuar banorët nga blloku i ndërtesave i cili është përfshirë nga flakët.

12 persona janë shpëtuar ndërsa të paktën 27 persona, përfshirë tre fëmijë janë plagosur. Mbrojtja ukrainase ka mundur të rrëzojë tetë dronë iranianë  Shahhed, por kanë qenë mbeturinat e dronëve ato që kanë shkaktuar incidentin.https://www.youtube.com/embed/ip6y8Gz-Yow

Bashkëpunimi mes Iranit dhe Moskës po rritet. Uashingtoni ka informacione se Irani synon të ndërtojë fabrikë të prodhimit të dronëve brenda Rusisë, e cila mund të bëhet funksionale vitin e ardhshëm.

Sulmet ruse vijnë në një kohe kur ushtarët ukrainas po ndihmojnë banorët e dëshpëruar, të cilët kanë mbetur të bllokuar në katet e sipërme të shtëpive të tyre si pasojë e përmbytjeve.

Ushtarët ukrainas kanë përdorur drone për të shpërndarë shishe me ujë. Në fshatin Afansiivka në rajonin e Mykolaiv operacioni për evakuimin e banorëve vijon ende pas shpërthimit të një dige të madhe në jug të vendit.

“Sapo erdha nga puna, pashë që i gjithë kopshti im ishte përmbytur. Filluam të merrnim gjërat tona, morëm disa rroba, dokumente, vetëm kaq mundëm të merrnim pasi uji po vinte shumë shpejt. Njëzet minuta më vonë na u desh të iknim pasi uji tashmë po kalonte mbi këtë digë dhe nuk do të kishim mundur të kalonim”.

Ndërkohë, nisja e dislokimit të  armëve  taktike bërthamore në Bjellorusi pritet të nisë nga fillimi i Korrikut. Kreu i Kremlinit, Vladimir Putin tha se përgatitjet në objektet përkatëse do të përfundojnë më 7 dhe 8 korrik. Deklarata erdhi pas një takimi me  homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share