Sulm me raketa ruse në qendër të Vinitias

20 civilë të vrarë dhe dëme të shumta materiale

Këto janë pasojat tragjike të një sulmi me raketa ruse, që ranë paraditen e sotme në qendër të Vinicjas, një qytet me 350 mijë banorë rreth 260 kilometra në jugperëndim të Kievit.

20 civilë të vdekur dhe të paktën 90 të plagosur është bilanci i sulmit me 3 raketa të fuqishme Kalibër, të hedhura nga flota ruse e Detit të Zi.

Veç numrit të lartë të viktimave që mund të rritet me vazhdimin e operacioneve për të shpëtimit, raketat dëmtuan rëndë ndërtesat e zonës dhe shkatërruan dhjetëra automjete, duke ngritur edhe një vorbull gjigante tymi.

Moska mohon goditjen e objektivave civile, por vetëm të atyre ushtarake. Sulmi vjen teksa ministrat e Jashtëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Bashkimit Europian kishin planifikuar të mblidheshin në Hagë për një konferencë në lidhje me krimet e luftës të kryera nga rusët në Ukrainë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share