Sulm me armë brenda gjimnazit në SHBA, raportohen disa viktima

Në ditën e parë të semestrit pas festave në Iowa të Shteteve të Bashkuara, dikush nxorri një armë zjarri dhe qëlloi brenda gjimnazit “Perry”.

Siç shkruan CNN, autoritetet atje raportojnë për disa viktima nga ky sulm i papritur, ndërkohë që më pas autori ka qëlluar edhe veten. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 7:37 të mëngjesit. Ende nuk dihet sa është numri i personave të lënduar.

Ndërkohë dy orë më parë, Sherifi i Dallas Adam Infante ka thënë në një deklaratë për mediat se nuk do të japë detaje të hollësishme pa përfunduar të gjitha hetimet.

Të gjitha forcat policore tashmë janë në terren dhe klasat e shkollave të zonës janë boshatisur.

Nuk është bërë publik ende emri i autorit të ngjarjes, i cili thuhet se ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra. Autoritetet thonë se ky është sulmi i dytë në 4 ditët e para të këtij viti./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share