Sulm masiv rus me raketa mbi Ukrainë

Vendasit kundërsulmojnë në lindje

Goditja me raketa dhe dronë nga ushtria ruse vrau 10 banorë të këtij pallati në Krivi Rih, një qytet në Ukrainën qendrore, vendlindjen e presidentit Volodimir Zelenski. Zyrtarët ukrainas thanë se sulmi i ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të Marte, plagosi edhe 28 banorë të tjerë dhe dëmtoi rëndë infrastrukturën civile.

Shkatërrimet janë të rënda dhe ekipet e emergjencës po punojnë intensivisht në përpjekje për të gjetur të mbijetuar të tjerë nën rrënoja. Disa banorë rezultojnë ende të pagjetur.

Ushtria ukrainase njoftoi se shkatërroi 10 nga 14 raketat e hedhura nga rusët dhe disa dronë të modeleve iraniane të përdorura për sulmet. Ndërkaq, rusët dhe ukrainasit po zhvillojnë edhe një betejë filmimesh për të treguar njëra palë mbi dështimin e kundërsulmit ukrainas, ndërsa pala tjetër për suksesin.

Ushtarët ukrainas thonë se kjo video dëshmon rimarrjen e fshatit lindor Makarivka, ndërsa në këto filmime rusët pretendojnë shkatërrimin e disa tankeve gjermane Leopard II, me të cilat janë furnizuar kohët e fundit ukrainasit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share