Sulm i rëndë rus gjatë vizitës së Blinken

17 viktima në një qytet të Ukrainës lindore, Zelensky: I qëllimshëm

Këto janë pamjet që la pas sulmi rus në qytetin Kostyantynivka, në lindje të Ukrainës.

Të paktë 17 persona u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi Kievin për të ofruar mbështetje.

Presidenti Volodymyr Zelensky dënoi sulmin, për të cilin zyrtarët thanë se goditi një treg të mbushur me njerëz, afër fushëbetejës. Ai tha se një fëmijë ishte në mesin e viktimave.

“Kjo e keqe ruse duhet të mposhtet sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Zelensky, duke e përshkruar atë si një sulm të qëllimshëm ndaj një “qyteti paqësor”. Ndihmësit e tij postuan pamjet video që tregonin pamjet e shpërthimit dhe njerëzit që nxitonin për t’u mbrojtur.

Rusia vonoi të komentojë sulmin, ndërsa ka mohuar se ka shënjestruar qëllimisht civilët.

Blinken pritet të njoftojë një paketë të re të ndihmës amerikane gjatë kohës së luftës me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë gjatë vizitës së tij dy-ditore, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share