Sulm fizik ndaj basketbollistit, Turqia kërcënon me tërheqje nga Eurobasket

Skenat e dhunës mund të sjellin zhvillime të reja në Europianin e Basketbollit. Sipas asaj që ka konfirmuar Federata Turke , kjo kombëtare do të tërhiqet nga kompeticioni nëse organizatorët nuk dënojnë sulmuesit e basketbollistit të tyre, Furkan Korkmaz. Duke iu referuar kësaj të fundit, lojtari është përfshirë në një sulm fizik nga pjesëtarë të stafit të kombëtares së Gjeorgjisë. Gjithçka ka ndodhur në dhomat e zhveshjeve, teksa zanafilla e këtij sherri është përplasja e Korkmaz me lojtarin rival, Duda Sanadze.

“Duhet të na sjellin të gjitha pamjet nga kamera e atij korridori pa munguar asgjë. Nëse nuk i marrim ato kamera, do të largohemi nga ky turne,” tha zëvendëspresidenti i federatës turke, Omer Onan.

Sa për kronikë, Turqia humbi përballë Gjeorgjisë me shifrat e ngushta 88-83. Skuadra turke garon në grupin A së bashku me Spanjën, Malin e Zi, Belgjikën dhe Bullgarinë. Tërheqja e tyre nga gara do të shkaktonte një tjetër rrjedhë në këtë grup, teksa Turqia është një kandidate e fortë për të ngritur lart trofeun e Eurobasket.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share