Suedia ende në pritje për t’iu bashkuar NATO-s

Turqia ka bërë të ditur se procesi që do të diskutohet në takimin e Ministrave të Jashtëm do të kërkojë kohë

Anëtarësimi i Suedisë në NATO nuk do të realizohet javën e ardhshme ashtu siç ishte planifikuar. Turqia ka bërë të ditur se ky proces do të kërkojë kohë, por pa dhënë detaje dhe arsye të mëtejshme.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen në Bruksel në ato ditë, 28-29 Nëntor, një mbledhje që disa në bllokun perëndimor kishin shpresuar se do të shënonte pranimin e Suedisë. Javën e kaluar, komisioni i punëve të jashtme i parlamentit turk vonoi votimin mbi ofertën e anëtarësimit të Suedisë në NATO me qëllim që të zhvillonte bisedime të mëtejshme mbi këtë temë.

Presidenti Tajip Erdogan ngriti kundërshtime në atë kohë për të dyja kërkesat për atë që ai tha se ishte mbrojtja e vendeve nordike të atyre që Turqia i konsideron terroristë. Ankaraja miratoi ofertën e Finlandës në Prill, por e ka mbajtur Suedinë në pritje.

Si përgjigje, Stokholmi prezantoi një projekt-ligj kundër terrorizmit, duke hequr gjithashtu edhe kufizimet e eksportit të armëve në Turqi. Për ratifikimin, projektligji duhet të miratohet nga komisioni i punëve të jashtme turke përpara se të hidhet në një votim të plotë parlamentar.

Ndërsa Hungaria anëtare e NATO-s gjithashtu nuk e ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share