Subvencionimi i ushqimit studentor: Të hënën protestë para Kuvendit

PARALAJMËROHET TËRHEQJE TË NDRYSHIMEVE TË PROPOZUARA LIGJORE

Pas ndryshimeve të paralajmëruara për subvencionim të ushqimit studentor, lëvizja “Rezistenca studentore” ka paralamërur protestë për të hënën para Kuvendit. Studentët vlerësojnë se me këto ndryshime, ulet numri i studentëve që kanë të drejtë të përfitojnë nga kjo masë dhe thanë se, do të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat për të parandaluar miratimin e ndryshimeve ligjore.

Edhe nga partia politike, Lidhja Demokrate janë kundër këtyre ndryshimeve. Në një reagim nga kjo parti kanë kërkuar që, Kuvendi të mbajë seancë urgjente në të cilën do të diskutohej për standardin studentor dhe problemet e tjera me të cilat përballen studentët dhe të miratohen zgjidhje konkrete përmes pranimit të kërkesave të tyre.

“Subvencionimi i ushqimit studentor, ngrirja e çmimeve në restorantet studentore dhe konvikteve, përjashtim të konvikteve dhe fakulteteve nga masat e kursimit të energjisë, rritje e kredive dhe bursave studentore, janë kushtet minimale që shteti duhet t’i sigurojë për të gjithë studentët pa përjashtim” – thonë nga Lidhja Demokrate.

Ndërkohë, deputetja Monika Zajkova, që është njëra ndër deputët që ka propozuar ndryshimet, paralajmëroi tërheqjen e tyre dhe ka ftuar srudentët në takim të përbashkët të hënën, për të gjetur zgjidhje me të cilën do të përmirësohen ndryshimet ligjore, që të sigurohet ushqim i shëndetshëm për studentët.

Kujtojmë se, me nsryshimet ligjore që janë në procesurë parlamentare parashihet ndryshim i kritereve për subvebcionim të ushqimit studentor, me çka shfrytëzues nuk mund të jenë absolventët, studentët që shfrytëzojnë bursa, që janë të regjistruar si bujq individual dhe studentë që kanë të ardhura mujore më të larta se paga minimale. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share