Ekipi i Hoeness siguroi mbijetesën, Hamburg dështon në playoff për herë të dytë radhazi
Shtutgarti mundi Hamburgun me rezultatin 3-1, duke siguruar qëndrimin në Bundesligë edhe për një tjetër sezon. Ekipi i drejtuar nga Sebastian Hënes kishte fituar sfidën e parë në shtëpi me rezultatin 3-0. Shtutgarti përfitoi nga gabimet në prapavijë nga Hamburgu dhe Enzo Millot i ndëshkoi dy herë. Francezi realizoi në minutën e 48 të lojës. Mesfushori 20-vjeçar realizoi edhe në të 64.
Fitoren e vulosi kongolezi, Silas Mvumpa në kohën shtesë, duke shuar ëndrrën e Hamburgut për të luatjur në elitën e futbollit gjerman. Pas një sezoni të trazuar që i pa ata të përfundojnë në vendin e 16-të në Bundesligë dhe të shkarkojnë tre trajnerë përpara se Sebastian Hoeness të merrte drejtimin e ekipit, Shtugardi tani ka mundësinë që të rinisë punën e të bëhet gati për sezonin e ri nën drejtimin e drejtorit të ri sportive, Fabian Vohlge-muth.
Ndërsa Hamburgu do të luajë sërish në Bundesliga 2, ku do të përpiqet që të sigurojë ngritjen. Gjashtë herë kampionët e Gjermanisë dhe fituesit e Ligës së Kampioneve në vitin 1983 do të duhet që të kalojnë sezonin e gjashtë në kategorinë e dytë gjermane, pasi dështuan në fazën play-of për vitin e dytë radhazi.
Klan News