Stuhitë shkatërruese goditën Evropën: Viktima në Francë, Austri dhe Itali

Stuhitë e forta goditën zona të Evropës qendrore dhe jugore, ku mbeten të vrarë të paktën 13 persona, duke përfshirë tre fëmijë.

Vdekjet, kryesisht nga rënia e pemëve, u regjistruan në Itali dhe Austri dhe në ishullin francez të Korsikës, raporton bbc.

Shiu i dendur dhe erërat shkatërruan kampingjet në ishull, ndërsa në Venedik, Itali, një mur u rrëzua nga kambanorja e Bazilikës së Shën Markut. Stuhitë pasuan një javë me valë të nxehti dhe thatësirë në pjesën më të madhe të kontinentit.

Në Korsikë, erërat me shpejtësi deri në 224 km/h shkulën pemët dhe dëmtuan shtëpitë e lëvizshme. Autoritetet lokale njoftuan se një vajzë 13-vjeçare u vra nga një pemë e rënë në kamp.

Një burrë u vra në një incident të ngjashëm dhe një grua e moshuar u vra kur makina e saj u përplas në çatinë e një kasolle në plazh. Dy persona të tjerë, një peshkatar dhe një kajaker humbën jetën në det.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share