Stuhitë përfshijnë Britaninë e Madhe

Moti i keq, shkon në 95 numri i viktimave në SHBA

Një stuhi e fuqishme e quajtur “Isha” me erëra deri në 160 kilometra në orë goditi Britaninë e Madhe dhe Irlandën, duke shkaktuar edhe viktimën e parë.

Një 84-vjeçar humbi jetën, pasi automjeti me të cilin udhëtonte u godit nga një pemë që u thye në Skoci.

Erërat e forta i bënë brigjet perëndimore të Britanisë dhe Irlandës të palundrueshme, duke pezulluar në pjesën më të madhe transportin detar.

Vonesa dhe anulime të udhëtimeve edhe në transportin hekurudhor dhe atë ajror. Fuqia e erërave i ka bërë të rrezikshme ulje-ngritjet e avionëve.

Në të gjithë Britaninë e Madhe numërohen gati 60 mijë banorë të mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmeve në linjat e përcjelljes, të shkaktuar nga kjo stuhi që konsiderohet si më e fuqishmja në më shumë se një dekadë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share