Teksa temperaturat e larta vijojnë në disa pjesë të Spanjës moti i keq ka përfshirë ishujt Balearik.
Konkretisht, në ishujt Balearik të Spanjës ka patur një stuhi e fortë e cila ka përmbytur rrugët dhe ka detyruar të anulohen fluturimet.
Pesëdhjetë fluturime për në Ishujt Balearik janë vonuar ose anuluar në aeroporte të ndryshme në Spanjë, me ato në Palma de Mallorca dhe Menacor që janë më të prekurit ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë vonesa të fluturimeve.
Zjarrfikësit thanë se kishin evakuuar 29 persona nga një tren në linjën midis Palma de Mallorcas dhe Manacor për shkak të përmbytjeve.
Shërbimet e urgjencës thonë se më e keqja nga stuhia ka kaluar ndërsa të mërkurën autoritet spanjolle u bënë thirrje qytetarëve të qëndronin brenda.
Nëntë persona u plagosën në ishullin Formentera dhe një peshkatar u shpëtua nga roja bregdetare spanjolle.
Klan News