Stuhia “Gerrit” godet Mbretërinë e Bashkuar

Tre persona u raportuan të vdekur ndërsa dëmet janë të konsiderueshme në Anglinë veriore dhe Skoci

Stuhia ‘Gerrit’ ka goditur Mbretërinë e Bashkuar shoqëruar me erëra të forta, borë në të gjithë Skocinë dhe Anglinë veriore si dhe breshër.

Si pasojë e erërave të forta deri në 128 km/h tre persona humbën jetën. Stuhia e fuqishme dëmtoi shtëpi dhe shtylla të tensionit të lartë duke lënë mijëra njerëz pa energji elektrike dhe çuan në anulimin e trenave dhe u pezulluan disa fluturime. Zyrtarët vendas thanë se rreth qindra banorë u evakuuan. 123 alarme për përmbytjet mbeten në fuqi në Angli, veçanërisht në veri dhe perëndim.

Video e dëshmitarëve okularë tregoi rrugë të përmbytura në qytetin skocez të Cupar. Moti i keq ka goditur çuar në mbyllje të rrugëve dhe autostradave përgjatë Skocisë. Një sërë paralajmërimesh për mot të keq sipas meterologëve do të mbetet në fuqi edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Ndërkaq Budapesti u përball me përmbytje të paprecedentë këtë fund Dhjetori, ndërsa Danubi doli nga shtrati. Drejtoria e Përgjithshme e Hungarisë për Menaxhimin e Ujërave tha se Danubi arriti kulmin në 6.93 metra.

Hera e fundit që niveli i Danubit kaloi 6 metra në dhjetor ishte në 1987. Ndërsa përmbytjet e këtij viti të Danubit nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm të madh në Budapest, ekspertët paralajmërojnë se ndryshimi i klimës mund t’i bëjë më të shpeshta përmbytjet.

Nga ana tjetër edhe  brigjet e Kalifornisë përballën me stuhi të fuqishme. Stuhia goditi Oqeanin Paqësor me dallgë deri në 33 metra shkatërroi disa shtëpi dhe autoritetet lëshuan urdhra evakuimi në disa zona në Kaliforninë Veriore.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share