Një stuhi rëre ka përfshirë kanalin e Suezit duke sjellë mbylljen e dy porteve.
Sipas një videoje të publikuar nga “BBC”, disa pjesë të Egjiptit janë goditur nga re pluhuri dhe rëre.
Një person ka ndërruar jetë dhe pesë të tjerë janë lënduar si shkak i goditjes nga një tabelë posteri që u rrëzua për shkak të stuhisë që përfshiu kryeqytetin egjiptian, Kajro.
Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të përdorura në botë për transportin e njerëzve dhe mallrave./tvklan.al