Stuhia e papritur shkakton mbylljen aeroportin në Majkora, fluturimet pezullohen shkaku përmbytjes

Një stuhi e papritur ka shkaktuar mbylljen e Aeroportit “Palma Son Sant Joan” në Majkora, duke detyruar pezullimin e të gjitha fluturimeve. Autoritetet e aeroportit kanë konfirmuar se operacionet janë ndërprerë për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe ekipazheve. Një zëdhënës i aeroportit ka njoftuar mediat lokale se vendimi për mbylljen e aeroportit u mor pas vlerësimit të rrezikut që paraqiste stuhia.

Pamjet e shpërndara tregojnë se pistat dhe infrastruktura e aeroportit janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut, duke bërë të pamundur lëvizjen e avionëve. Ndërkohë, autoritetet janë duke punuar për të vlerësuar dëmet dhe për të përcaktuar një kohë të mundshme për rihapjen e aeroportit. Pasagjerët janë këshilluar të kontrollojnë me linjat ajrore për informacione të reja dhe për rregullimin e udhëtimeve të tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share