Stuhia e fuqishme “rrëzon” trenin në Itali, ndërpritet qarkullimi hekurudhor

Një stuhi e fuqishme me reshje të dendura shiu ka përfshirë Italinë pasditen e djeshme. Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të mëdha në disa zona, ndërsa dëme të konsiderueshme raportohet të kenë ndodhur në zonën e Borgo Mantovano . Siç mund të shihet dhe në pamjet e mëposhtme një tren mallrash është përmbysur, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta. Si pasojë në këtë zonë thuhet se është ndërprerë qarkullimi hekurudhor.

Kryetari i Bashkisë përmes një postimi në Facebook ka shprehur habinë dhe shqetësimin e tij për natyrën e jashtëzakonshme të ngjarjeve. Ai i cilëson përmbytjet e shtëpive dhe rrugëve nga stuhia si skena të pabesueshme.

“ Në të gjitha vitet e mia si kryetar bashkie, nuk kisha parë kurrë trena të përmbysur për shkak të erës. Skena të pabesueshme kanë ndodhur edhe në shtëpitë e afërta të Via Roma Sud në Villa Poma, me çati të grisura dhe gjithçka të shkatërruar. Rrugë dhe bodrume të shumta u përmbytën, siç ishte RSA në Revere. Situata është vërtet e rëndë. Fatmirësisht askush nuk u lëndua”,- shkruan ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share