Stuhia e fortë godet Brazilin Jugor

36 persona kanë humbur jetën dhe mijëra kanë mbetur të pastrehë, dëmeta janë katastrofike në shumë qytete

Përmbytjet kanë përfshirë një pjesë të madhe të Brazilit jugor. 36 persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë.

Cikloni tropikal goditi më shumë se 60 qytete në jug të Brazilit duke shkatërruar infrastrukturën pasi lumenjtë dolën nga shtrati. Në shtetin e Rio Grande do Sul, ekipet e shpëtimit janë në gatishmëri për të evakuuar më shumë persona të cilët ndodhen të bllokuar si pasojë e ciklonit.

Në Mucum qindra persona u shpëtuan nga ekipet pasi 85% e qytetit u përmbyt. Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva tha se qeveria federale do të dërgojë ndihma në pjesën jugore të Brazilit. Sipas meterologëve cikloni është më i fuqishmi që ka përfshirë Brazilin.

Përmbytjet në Rio Grande do Sul janë të fundit në një seri fatkeqësish të tilla që kanë goditur së fundmi Brazilin, ku më shumë se 50 njerëz humbën jetën në shtetin e Sao Paulos në fillim të këtij viti, pasi shirat shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share