Stuhia e dëborës në SHBA mbulon shtëpitë në akull (FOTO)

Shtëpitë e “mbështjella me akull” janë zbuluar në një video me dron buzë liqenit Erie në Ontario, teksa pamjet ngjajnë me një skenë filmi.

Moti i ftohtë ekstrem në Amerikë iu ka marrë jetën 65 personave në qarqet Erie dhe Niagara. Disa nga të vdekurit u gjetën të ngrirë në makina ose ndërruan jetë në urgjenca mjekësore.

Po ashtu, janë lëshuar paralajmërime për në fund të kësaj jave pasi bora dhe akulli do të shkrihet, si dhe parashikohen reshje shiu.

Ndërkohë që reshjet e borës kanë filluar të zvogëlohen, shërbimet e urgjencës po vazhdojnë të lokalizojnë dhe largojnë automjetet e mbetura pas tumave të dëborës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share