Temperatura të ulëta janë parashikuar nga Jugu deri në lindje, në Europën Veriore bora paralizon qarkullimin
Një pjesë e Shteteve të Bashkuara është goditur nga një stuhi e fuqishme dëbore, me temperatura të ulëta, stuhi dhe ngrica.
Dëbora ka rënë deri në jug deri në Arizona, Neë Mexico dhe pjesë të Kalifornisë, dhe në veri në Idaho. Stuhia pritet të lëvizë ngadalë nga lindja në të gjithë SHBA-në në verilindje, ku paralajmërimet për mot të keq janë në fuqi gjatë gjithë kësaj jave.
ADVERTISING
Paralajmërimet për stuhi ishin në fuqi për pjesë të Ëyoming, Montana, South Dakota dhe Nebraska këtë javë. Parashikohen deri në 60 cm borë dhe erëra të forta me shpejtësi 60 km/h. Stuhi priten edhe në Dakotën e Veriut.
Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të grumbullojnë rezerva ushqimore dhe të mos udhëtojnë gjatë kësaj jave për shkak se autostradat mund të mbyllen si pasojë e ngricave. Shkollat në Idaho, Dakota e Jugut dhe Nebraska kanë pezulluar mësimin deri në një paralajmërim të dytë.
Ndërkaq edhe Europa Veriore është nën kërcënimin e motit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta. Mbretëria e Bashkuar ka mbyllur rrugët, autostradat dhe aeroportet ku mbi 300 fluturime janë anuluar. Autoritetet kanë vendosur alarmin e kuq për stuhi dëbore , mjegull dhe ngrica në disa zona duke përfshirë juglindjen dhe jugperëndimin e Anglisë dhe veriun e Skocisë.
Bora ka prekur edhe Poloninë me vonesa dhe ndërprerje në transportin publik dhe rrugët jane mbyllur. Meteorologët kanë parashikuar një ulje temperaturash deri në 15 gradë Celsius dhe në disa zona edhe në -20 gradë. Po ashtu dhjetëra familje në Estoni kanë mbetur pa energji për shkak të stuhisë së dëborës. Fluturimet u anuluan, trenat dhe tragetet ndërprenë shërbimet e tyre nga erërat e forta.
Klan News