Stuhia dëmtoi pronat e banorëve të Shutkës/ Kanalizimi jofunksional ”përplas” banorët dhe burgun e Shutkës

Pesë e diçka ishte ora 10 minuta shumë janë a, veç sa kam hyrë brenda kur ja ka nisur shiu ska shancë, sikur deti, deti vinte uji për rrugë”.

Ky është vetëm një nga banorët e Shutkës, prona e të cilit pësoi dëme të mëdha nga shiu i rrëmbyeshëm i një nate më parë. Poshtuaje çdo gjë brenda shtëpisë së tij ishte dëmtuar nga uji.Për momentin kati i parë i shtëpisë së tij është i pabanueshëm.

Fqinjët e tij kishin përvjelë mëngët për të pastruar rrugët dhe oborret e shtëpive të tyre. Ata përpiqeshin të bëjnë aq sa kishin mungësi, sepse institucionet kompetente as që ishin paraqitur në terren për t’I ndihmuar.

”Ktu Zoti na ruajt nëse nuk e pastroj unë me këto motora këtu për një javë asnjë spital ilaq nuk na bënë, dëme janë bërë mjaftë. “Ja edhe dhoma tjetër që ka hyrë uji, këtu nuk kam mundur as të hyjë të pastrojë” – tha banorë i Shutkës.

“Të gjitha janë demtuar por skemi pasur asnjë reagim ne vet kemi marrë iniciativ e kemi pastruar vet deri ka ora dy, tre natën. Kemi tentuar kemi telefonuar disa here nuk kemi paur asnjë reagim. A keni kërkuar ndihmë prej Komunës Shutkës? Kemi kërkuar por na kanë thënë se vetëm dy kamion I kemi në dispozicion më tepër nuk kemi”  – tha një banor i Shutkës.

Dëmet në pronat e banorëve përveçse nga moti, sipas tyre, shkaktohen edhe nga Burgu i Idrizovës. Ata thonë se në rastet kur ka reshje të rrëmbyeshme shiu, burgu pastron me pompa ujin në hapësirat e tij, dhe të njëjtin e derdh pranë shtëpive të tyre ku ka kanalizim jofunksional. Në kët situatë dëmtohen më shumë se 30 shtëpi.

Nga Burgu i Shutkës thonë se faji nuk është i tyre, sepse dëme nga moti pësojnë edhe ata. Drejtori I burgut të Shutkës, Filip Andonov, drejton gishtin nga Komuna e Shutkës dhe Qyteti i Shkupit.

Deri në orën 05:00 të mëngjesit është pastruar terreni dhe janë sanuar dëmet dhe është larguar ujti me cisternë dhe pompa, sepse ai ujë nuk ka ku të shkojë, sepse nuk ka kanalizim. Ajo është përgjegjësi e Komunës së Shutkës dhe Qyteëtit të Shkupit, sepse nuk është bërë siç duhet. Ne sot do të informojmë këto dy institucione. Po bëhet regjistrohen dëmet dhe më pas do t’i informojmë” – tha Filip Andnov, drejtor i burgut të Shutkës.

Dërguam pyetje edhe tek Komuna e Shuto Orizares edhe tek Qytetit të Shkupit se përse në këtë zonë nuk është ndërtuar një kanalizim funksional  dhe nëse kanë ndonjë plan të afërt se sit a zgjidhin këtë problem, sepses a herë që ka stuhi pronat e abnorëve dëmtohen. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share