Irlanda Veriore, Anglia veri-perëndimore, uellsi dhe Skocia veri-lindore janë nën alarm të kuq
Një tjetër stuhi e fuqishme godet sërish Mbretërinë e Bashkuar. Irlanda Veriore, Anglia veri-perëndimore, Uellsi, dhe Skocia veri-lindore janë nën alarm pasi shirat shkaktuan ndërprerje të energjisë dhe ndërprerje të udhëtimit në disa vende.
Stuhia u shoqërua gjithashtu me erëra deri në 130 km/h. Në Irlandën e Veriut, stuhia Debi shkaktoi mbyllje të rrugëve dhe disa ndërprerje në rrjetin e transportit publik.
Ndërkaq alarmi i kuq është shpallur edhe në Irlandën jugperëndimore dhe Anglinë perëndimore për shira të fuqishëm dhe autoritetet kanë bërë thirrje banorëve që të mos të udhëtojnë nëse nuk është e nevojshme. Ekipet e zjarrfikësve në Meath, Irlandë iu përgjigjën një numri incidentesh ku pemët e rrëzuara dëmtuan shtëpi, biznese dhe automjete.
Ndërkaq moti i keq ka detyruar autoritetet që të mbyllin shkollat në disa zona, ndërsa alarmi është ngritur edhe në zon bregdetare ku dallgët pritet të arrijnë disa metra lartësi. Tragetet përgjatë Irlandës kanë pezulluar punën.
Stuhia Debi pritet të vijojë edhe për disa ditë, ndërsa vjen pas stuhisë Cirian që përfshiu një pjesë të madhe të Europës Perëndimore që i mori jetën 17 personave në disa vende, si dhe stuhisë Babet ku shtatë persona humbën jetën në disa rajone të Mbretërisë së Bashkuar.
Klan News