Shkencëtarët: Shkatërrimet vijnë pasi ngrohja globale po intesifikohet
Stuhia Daniel, e cila shkaktoi shkatërrime në të gjithë Mesdheun javën e kaluar, ku vrau 15 njerëz në Greqinë qendrore dhe i mori jetën mbi 5 mijë personave në Libi është një fakt se ndryshimet klimatike po intensifikohen. Shkencëtarët nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike deklarojnë se rajoni të duhet të përgatitet në të ardhmen për stuhi gjithnjë e më të fuqishme të këtij lloji.
“Ka prova të qëndrueshme që frekuenca e stuhive të tilla po bëhet më e fortë”, tha Suzanne Grey nga departamenti i meteorologjisë në Universitetin Britanik të Reading, duke cituar një raport nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike.
Për Greqinë, stuhia që goditi vendin më 4 shtator pasoi një periudhë të nxehtë dhe zjarresh të fuqishme. Në Libi, qyteti Derna u përmbyt pasi stuhia “Daniel” goditi vendin që çoi edhe në shpërthimin e digave, duke dëmtuar një të katërtën e qytetit bregdetar. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, të paktën 10,000 njerëz dyshohet se janë zhdukur.
Për ekspertët e klimës të dhënat e stuhisë nuk janë përpiluar ende plotësisht, por sasia e shiut që ra në Libi ishte e barabartë me 1,000 mm që ra në Thesalinë në Greqinë qendrore në vetëm dy dite. Sipas tyre kjo është një ngjarje e paprecedentë.
Në Derna dhe jo vetëm situata mbetet shumë katastrofike, në një vend të përfshirë edhe më herët nga varfëria, kaosi si dhe konflikti dhe që ende nuk ka një qeveri ku në të njëjtën kohë dhe shërbimet publike nuk funksionojnë që nga një kryengritje popullore e vitit 2011. Kjo paraqitur sfida koordinimin e operacioneve të shpëtimit dhe gjithashtu potencialisht për mirëmbajtjen e infrastrukturës.
Kërkimet për të zhdukurit të cilat kanë hyrë në ditën e tretë vijojnë, por shpresat zbehen. Banori i zonës Mustafa Salem shprehet se nuk kishin parë kurrë më parë një stuhi të tillë dhe rimëkëmbja do të jetë shumë e vështirë.
“Shtëpia ime ishte afër luginës, përballë xhamisë Al-Sahaba ku jetonim të gjithë pranë njëri-tjetrit. Kemi humbur 30 persona deri më tani, 30 anëtarë të së njëjtës familje. Disa të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe deri tani nuk kemi gjetur njeri”.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se ekipet e reagimit emergjent janë mobilizuar për të ndihmuar në terren. Ndërsa Turqia dhe vendet e tjera nxituan të dërgojnë ndihma në Libi, duke përfshirë automjetet e kërkim-shpëtimit, varkat e shpëtimit, gjeneratorët dhe ushqim si dhe ujë të pijshëm.
Klan News