Stuhia “Aline” përfshin Spanjën
Dy persona kanë humbur jetën për shkak të stuhisë “Babet” që ka përfshirë një pjesë të madhe të Skocisë. Policia ka konfirmuar se një pemë goditi një furgon duke vrarë drejtuesin 56-vjeçar të mjetit. Viktima e dytë është një 57-vjeçare, e cila u mor nga një përrua, që kishte dalë nga shtrati.
Në shumë qytete rrugët u bllokuan ndërsa autoritetet kanë vendosur alarmin e kuq. Qindra shtëpi dhe biznese janë dëmtuar. Prej orësh vijojnë operacionet e shpëtimit në qytetet Angus dhe Brechin.
Më shumë se 400 famije janë evakuuar për shkak të paralajmërimeve për përmbytje dhe shkollat janë mbyllur, ndërsa energjia elektrike është ndërprerë për mijëra banorë.
Shërbimet e trenave midis Bristolit dhe Londrës gjithashtu janë anuluar për shkak të përmbytjeve. Stuhia ‘Babet’ goditi Irlandën në fillim të kësaj jane shoqëruar me përmbytje të mëdha.
Më shumë se 100 shtëpi u përmbytën në qytetin Midleton në jug të vendit. Meterologët deklarojnë se priten 70-100 mm të tjera shi në zonat e prekura tashmë nga përmbytjet.
Ndërkaq erërat e forta dhe shiu kanë shkaktuar kaos dhe në Spanjë. Stuhia Aline ka përfshirë një pjesë të madhe të Madridit. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë stacionet e metrosë të përmbytura. Ndërkohë, rrugët nëpër rajonin qendror janë bërë të pakalueshme nga uji dhe balta.
Këshilli i Qytetit të Madridit ka vendosur alarmin e kuq, ndërsa shkollat dhe parqet janë mbyllur dhe disa fluturime janë pezulluar. Madridi dhe Galicia janë ndër zonat më të prekura deri më tani, ndërsa stuhia Aline pritet të prekë edhe rajone të tjera përfshirë, edhe Portugalinë.
Klan News