Vërtetohet se atmosfera atje lejon ekzistencën e organizmave të gjallë
Atmosfera e planetit Venus është e përshtatshme për jetën. Nëse sipërfaqja shënon 400 gradë Celcius dhe është e pamundur për t’u zhvilluar diçka, atmosfera në 40-60 km lartësi, duket se i ka kushtet më të pranueshme për të lejuar ekzistencën e organizmave të gjallë.
Studimi i fundit i realizuar nga MIT dhe i publikuar në revistën e “Akademisë Amerikane të Shkencave Pnas”, tregon se pavarësisht koncentrimit të lartë të acidit sulfurik, AND-ja arrin të mbijetojë aty.
Deri më sot mendohej se ishte e pamundur dhe thuhej që atmosfera e Venusit ishte shkatërruese për të gjitha molekulat biokimike. Por kërkuesit kanë analizuar në laborator gjithçka sipas parametrave të planetit Afërditë, dhe konfirmuan se ‘And’ dhe ‘Arn’ vijuan të ishin të qëndrueshme edhe pas 24 orësh apo dhe 2 javësh. Pavarësisht se acidi sulfurik degradon gjallesat e molekulat në këtë rast u vërtetua se bazat e molekulave mbijetuan në këtë gjendje ekstreme, duke lejuar në këtë mënyrë transmetimin e informacionit gjenetik.
Klan News