Studim: Çokollata e zezë ul rrezikun për diabetin e Tipit 2

Një studim i ri vëzhgues amerikan, ka zbuluar se ngrënia e të paktën pesë racioneve të vogla çokollatë të zezë çdo javë mund të ulë rrezikun për zhvillimin e diabetit tip 2 me 21%.

Sipas studiuesve, përfitimet rriten me çdo konsum të moderuar, duke filluar nga asnjë deri në pesë racione në javë, transmeton klankosova.tv.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë që konsumatorët të kenë kujdes. Një racion i përllogaritur është vetëm 1 ons (rreth 28 gramë), dhe vetëm çokollata e zezë ofron këto përfitime.

Çokollata e qumështit, nga ana tjetër, jo vetëm që nuk ndihmon, por është e lidhur me shtimin e tepërt në peshë — një faktor kyç që rrit rrezikun e diabetit tip 2.

Sipas CNN, studiuesit theksojnë se konsumimi i moderuar i çokollatës së zezë, falë përbërësve të saj antioksidues dhe përfitimeve për metabolizmin, mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar shëndetin metabolik.

Megjithatë, ata këshillojnë shmangien e teprimit dhe mbajtjen e një stili jetese të shëndetshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share