Studentja Semira Esati: Shteti nuk na ndihmon, të rinjtë ikin për jetë më të mirë

Studentja Semira Esati nga Fakulteti Juridik, pjesëmarrëse aktive në hulumtimet për shkaqet e migrimit të bëra nga Katedra e Drejtësisë në UT, në emisionin Klan Debat thotë se nga rezultatet e hulumtimeve, kanë konstatuar se shkaku kryesor i ikjes së të rinjve është ekonomia.

“Bazuar në hulumtimet që i kemi pasur, kemi arritur në përfundim se gjëja kryesore janë shkaqet ekonomike. Për të pasur një jetë më të mirë të gjithë mendojnë se jashtë shtetit mund ta arrijnë. Nuk kemi përkrahje të shtetit. Ne ballafaqohemi me probleme të shumta”, thotë studentja Semira Esati në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share