Shoqatat ekologjike: Të ndalohet hapja e minierës
Qytetarët të organizuar përmes Shoqatave Ekologjike “Lugina e shëndetshme” – Strumicë dhe “Eko Lugina” – Novo Sellë, kanë protestuar në Strumicë për t`i thënë “Jo” koncesionit për minierën Ilovica – Shtuka, njofton KlanM.
Protestuesit kanë kërkuar nga institucionet shtetërore që të ndalojnë hapjen e minierës për eksploatimin e lëndëve minerale të bakrit dhe arit në lokalitetin Ilovica.
“Koncesionerët e “Euromaks Resources” kanë shkelur Ligjin për lëndë minerale dhe për këtë shkak Qeveria më 2019 ua ka marrë njërin koncesion, derisa për të dytin as që kanë kërkuar leje për eksploatim. Afati maksimal ligjor prej 4 viteve për marrjen e lejes, ka skaduar për dy koncesionet – për koncesionin e parë në korrik 2016, kurse për të dytin në janar 2020. Koncesioni Ii parë ishte marrë pikërisht për shkak të mosplotësimin të 7 nga 9 kushtet e domosdoshme për kërkesë valide eksploatimi”, thonë shoqatat ekologjike.
Nga “Euromaks Resources”, sic percjell KlanM, kanë thënë se i gjithë procesi me minierën është konform ligjit, kurse do të zbatohen praktika më bashkëkohore të minierave.
Organizatorët e protestës kanë hedhur poshtë idenë e LSDM-së për Referendum nëse duhet të hapet miniera dhe të njëjtin e kanë vlerësuar si përpjekje për të dekurajuar opinionin nga protestat.
Në protestën në Strumicë, sic njofton KlanM, u paraqitën edhe Ministrja për Ambient Jetësor, Kaja Shukova dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska. Shukova dje deklaroi se do ta mbështesë protestën./KlanMacedonia