Kampioni në fuqi ekipi i Struga trim Lum në kuadër të përgatitjeve për garat europiane në Ligën e Kampionëve por edhe për sezonin e ri 2024/2025 në Ligën e Parë të futbollit vendor , ka angazhuar sulmuesin shkupjan Arbi Vosha me tëcilin ka firmos kontratën profesionale për 1 vit..
Vosha në ekipin e Shkupit në edicionin e kaluar zhvilloi gjithsej 33 ndeshje, përfshirë këtu edhe 3 ndeshje në garat evropiane.
” Arbi Vosha është një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme strategjike. I shpejtë, preciz dhe mbi të gjitha është një lojtar që luan me vizion” – tha drejtori sportiv i Struga Trim Lum, Besart Isaku.
“Prezenca e Arbi Voshës në skuadër do të jetë shumë e vlefshme për ne në vitet e ardhshme. Ne jemi të lumtur që kemi qenë në gjendje të nënshkruajmë me këtë futbollistë, pasi besojmë se ai do të jetë një faktor i rëndësishëm në përmbushjen e objektivave tona ambicioze.” – u shpreh Drejtori Sportiv, Besart Isaku.
Arbi Vosha edicionin e kaluar regjistroi 6 gola dhe 4 asistime në Ligën e Parë, aty ku numëron gjithsej 143 ndeshje.